Autoritetet bjelloruse kanë zhvendosur emigrantët që po qëndronin në kufi me Poloninë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se rreth 1000 njerëz nga Lindja e mesme me synimin për të hyrë në BE që ishin vendosur në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë janë zhvendosur në një magazinë aty pranë.
Ndërkohë Bjellorusia është akuzuar se ka shtyrë emigrantët drejt kufirit si hakmarrje për sanksionet e BE-së, një akuzë që ajo e mohon.
Në një zhvillim tjetër të enjten, më shumë se 400 irakianë u riatdhesuan nga Bjellorusia në një fluturim të organizuar nga qeveria irakiane./abcnews.al