Orges Shehi, trajneri i Tiranës, pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, për Supersport deklaroi: “Jam krenar për atë që dhanë çunat, ishim gjithë kohën dominant, rastet i patëm. I tillë është futbolli, penalltitë janë çështje fati.
Të shohim përpara dhe ta harrojmë këtë ndeshje. Kemi bërë maksimumin, kishim raste ta mbyllnim edhe në kohën e rregullt. Çunat shpenzuan shumë energji.
Penalltitë? Janë çështje fati. Kur gjuan shumë penallti, fati është prezent, dikush do gabonte, ne ose Dinamo. I thashë çunave që bëmë maksimumin, por jo gjithçka është në dorën tonë, ka të bëjë edhe fati.
Dinamo është ekip cilësor, ishte e vështirë përmbysja. Skuadra bëri shumë mirë, duke llogaritur edhe problemet e mungesat. Skuadra tregoi karakter, tregohet e pamposhtur dhe nuk dorëzohet.
Duhet të rikuperojmë energjitë për ndeshjen e ardhshme, kësaj ndeshje ia bëmë hyzmetin deri në fund. Jam i kënaqur edhe me lojtarët e stolit, ata bënë mirë dhe janë të rëndësishëm. Kjo më ngroh akoma më shumë”.
“Ngoo kapiten? Ai është stërvitur shumë mirë gjatë kësaj kohe, mos të harrojmë që kaloi Covid-19 dhe u largua tre ditë për shkak të një problemi familjar.
Ai ka besimin tim, jo më kot i them që është lideri i skuadrës. Jam i sigurt që do të na nxjerrë nga situate edhe kur të jemi keq, siç e ka bërë në ndeshjet e para”, tha Shehi. / abcnews.al