Halili nuk duron: Minj kanalesh ata që thanë se Tirana do linte ndeshjen

schedule23:07 - 18 Nëntor, 2021

schedule 23:07 - 18 Nëntor, 2021

Refik Halili nuk është përmbajtur pas ndeshjes së Kupës së Shqipërisë, ku Tirana u eliminua nga Dinamo pas gjuajtjes së penalltive. Kreu i klubit bardheblu madje e teproi pak më fjalët e thëna në Supersport pas ndeshjes.

“ Kemi shumë gjëra për të thënë. Ishte një sakrificë dhe një lojë e pastër nga lojtarët. Më vjen keq për çunat, të cilët kishin premtuar për një paraqitje të mirë në këtë takim të kthimit që në momentin në humbëm ndeshjen e parë.

Dua të komplimentoj futbollistët dhe trajnerin për shpirtin e sakrificës dhe atë çfarë treguan sot në fushë. Më vjen keq për eliminimin, por më vjen keq edhe për faktin që nuk kishte shumë tifozë në stadium.

Aludimet se kjo ndeshje ishte e lënë nga ana jonë bënë të vetën. Ata që thonë të tilla gjëra janë mij kanalesh. Edvan Bakaj? Është një djal i mirë, një futbollist profesionist dhe Dinamo duhet t’ia dijë vlerën, pasi ka në ekip një lojtar shembullor”. / abcnews.al