Rezarta Shkurta feston sot 35 vjetorin e lindjes. Urimet nga fansat dhe miqtë ishin të shumtë, mes së cilëve dhe Bora Zemani, e cila krahas një fotoje që ndau në rrjet, i shprehu gjithë dashurinë e madhe që ka për të.
Ky përvjetor ka qenë mjaft special për artisten e njohur pasi ka kaluar një natë romantike me bashkëshortin e saj, Ermal Hoxhën. Rezarta ka ndarë një video, ku nuk munguan as skena e nxehta dhe provokuese krah partnerit.
“35 më gjeti me zemrën plot”, ka shkruar Rezarta krahas videos. /abcnews.al