Turistët janë habitur nga pamja e miliona gaforreve të kuqe, të cilat kanë mbuluar ishullin piktoresk të Krishtlindjeve në Australi. Mbi 50 milionë gaforre të kuqe pritet të migrojnë nga xhungla në bregun e Parkut Kombëtar, në veriperëndim të Australisë Perëndimore, shkruan Daily Mail
Vendasit dhe udhëtarët kanë nxituar për të kapur atë që konsiderohet si një nga migrimet më të mëdha të kafshëve në planet, ndërsa ishulli ka marrë ngjyrë të kuqe prej gaforreve. Tanya Detto, një koordinatore e programit të specieve në Ishullin e Krishtlindjeve, tha për Daily Mail se ishulli nuk kishte parë kaq shumë gaforre migruese që nga viti 2005.
Migrimi zakonisht shkaktohet nga reshjet e para të sezonit që ndodhin në tetor ose nëntor.
/abcnews.al