Tirana-Dinamo do të përballen ditën e sotme më njëra-tjetrën në “Kupën e Shqipërisë”, takim ky që do luhet në “Air Albania”, ora 19:45.
Një takim i luftuar ky mes dy skuadrave që do të luftojnë për ‘biletën’ e fundit që të dërgon ën çerekfinale të ‘Kupës’.
Takimi i parë mes “bluve” dhe “bardh e bluve” ka përfunduar me rezultatin 2-0 për djemtë e Bledi Shkëmbit, që Orges Shehi do kërkojë të përmbysë rezultatin për t’u ndeshur në çerek finale me Partizanin, një tjetër derbi që pritet me emocione të mëdha.
Në këtë ndeshje Dinamo vjen me 3 mungesa të sigurta, portieri Harizaj, Rimal Haxhiu dhe Sidibe, nuk janë të gatshëm për këtë sfidë, ndërsa nga krahu tjetër Shehi ka akoma dy dilema, se kutj ti besojë për fanellën e titullarit, Ismajlgeci (Përgjoni) dhe Hoti (Gjumsi).
Formacionet e mundshme:
Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Behiratche, Ismajlgeci (Përgjoni), Totre, Toli, Limaj, Seferi, Ngoo, Hoti (Gjumsi). Trajner: Orges Shehi
Dinamo: Bakaj, Sofranac, Imami, Ali Samake, Bardhi, Isaevski, Siljanovski, Demiri, Ibraimi, Skuka, Çinedu. Trajner: Bledi Shkëmbi
/f.a/abcnews.al