Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez, ka vazhduar me stërvitjen e skuadrës dhe bisedimet me lojtarët për vazhdimin e tyre në “Camp Nou”.
Ousmane Dembele është një lojtar i dëshiruar i Xavi, i cili është shprehur se sulmuesi do bëhet edhe më i mirë se Messi dhe Ronaldo.
Dëmtimet po e ndjekin vazhdimisht lojtarin francez dhe po e pengojnë të jetë pjesë e Barçës ne ndeshje të rëndësishme.
Gjithsesi, që lojtari të vazhdojë të qëndrojë në “Camp Nou”, ka dy kushte të vendosur nga trajneri blaugrana.
E para ka të bëjë me lëndimet, që lojtari të jetë më i kujdesshme në fushën e blertë, teksa stafi mjeksorë do bëjë maksimumin e rikuperimit të tij.
E dyta por jo më pak e rëndësishmja lidhet me zgjatjen e kontratës edhe për disa vite të tjera.
Se cili do të jetë vendimi i palëve, mbetet të shikohet në ditët në vijim, nëse Dembele do pranojë kushtet e Xavit apo do preferojë të largohet në ndonjë skuadër tjetër. /f.a/abcnews.al