Sulmuesi i Lacios, Ciro Immobile, nuk do të luajë kundër skuadrës së Juventusit, ditën e shtunë. Immobile është i dëmtuar dhe nuk ka arritur të rikuperohet në kohë për këtë sfidë prandaj do të jetë e pamundur një aktivizim i tij.
Nga kontrollet mjekësore, është arritur në përfundimin se Immobile nuk është akoma gati, sepse nëse aktivizohet do rrezikojë të përkeqësohet dëmtimi i tij.
Dëmtimi në pulpë e pengoi sulmuesin të mos ishte në fushën e blertë në sfidat që kombëtarja italiane zhvilloi kundër Zvicrës dhe Irlandës së Veriut, ndeshje të vlefshme këto për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”. /f.a/abcnews.al