Ministri i mbrojtjes polak ka paralajmëruar se kriza në kufirin me Bjellorusinë “mund të zgjasë me muaj, madje edhe vite”. Forcat polake të sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të larguar emigrantët që po gjuanin me gurë rojet kufitare dhe po përpiqeshin të kalonin kufirin lindor të BE-së.
The border barricades at Kuźnica have been attacked.
Polish police are now using water cannons to drive the “migrants” back. pic.twitter.com/l9BezdGqfp
— Fortress Evropa ?? (@FortressEvropa) November 16, 2021
Mijëra emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, mbeten të bllokuar në zonë. Perëndimi ka akuzuar Minskun për orkestrimin e krizës që nga vera, diçka që Bjellorusia e ka mohuar vazhdimisht. Deri më tani janë regjistruar 161 përpjekje të kalimit të paligjshëm të kufirit, sipas një deklarate të rojeve kufitare polake.
Ndërkohë, sipas një deklarate të policisë polake, shtatë anëtarë të saj janë plagosur gjatë përplasjeve si edhe një roje kufitare dhe një ushtar.
/abcnews.al