Një 37 vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së martës në Atikë në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur para karburantit të 37 vjeçarit, i cili po qëndronte jashtë në momentin që një makinë në lëvizje ka qëlluar në drejtim të Marjus Dhiamantit dhe bashkëpronarit të biznesit të tij i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
Shqiptari i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Greqi nuk ishte një person i panjohur për drejtësinë e vendit fqinj. Ai ishte i akuzuar për trafik kokaine dhe i dyshuar si i përfshirë në një vrasje të ndodhur në shkurt të vitit 2010 në Kypseli. Viktima akuzohej se në 2010 ka vrarë një tjetër bashkëatdhëtar të tij 30 vjeç, ku dyshohet se shkak ka qenë një borxh mes 37 vjeçarit dhe viktimës së asaj kohe. Mirëpo, 37-vjeçari përfundimisht u shpall i pafajshëm pasi pretendoi se arma ishte përdorur nga një person tjetër dhe se ai nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen në Kypseli.
Ndërkohë sipas mediave greke pista kryesore e hetimit në lidhje me këtë atentat është ajo e trafikimit të drogës dhe e një borxhi prej 200 mijë eurosh që dyshohet se i kishte të panjohurve.
Ndërkohë biznesmeni shqiptar i ekzekutuar në kryeqytetin grek, ishte i martuar dhe bashkëshortja e tij është shtatzëne dhe ishin në pritje të binjakëve,
Si ndodhi ngjarja:
Dy shqiptarët viktima dhe i plagosuri po qëndronin përpara pikës së karburantit që kanë në pronësi të tyre Avenue Thebes 181, ku një makinë në lëvizje ka hapur zjarr ndaj tyre. Ndërkohë makina pas ngjarjes është larguar menjëherë dhe është gjetur e djegur pranë Avenue Kifissos.e.su./abcnews.al