Familja Vasiu në fshatin Grecalli të Fierit ka hapur dyert e mortit. Dhimbja është e madhe jo vetëm për ta, por për të gjithë banorët. Vogëlushi, i cili u vra mizorisht nga 38-vjeçari Klodian Çalamani do të përcillet sot në banesën e fundit.
Daja i 8-vjeçarit për mediat është shprehur pesimist për drejtësinë, duke thënë se autori do të dalë sërish nga burgu.
“Apeli im më i madh është që të varet në mes të Fierit. Shteti do ta nxjerrë prapë, po të njëjtën do të bëjë. Nuk di gjë fare akoma. Unë jam nga Durrësi, jam daja,” shprehet ai.
Lexo edhe: Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, shokon banori: Klodian Çalamani më ka përdhunuar gruan, e liruan
E gjitha Shqipëria është trondit nga krimi harror që ndodhi në fshatin Grecalli, ku 38-vjeçar vrau dhe groposi 8-vjeçarin, fqinj.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Dje vogëlushi sëbashku me vëllain e tij 14 vjeçar nuk kishin shkuar në shkollë. Pasdite nëna e tyre Florida Vasiu, pasi ishte kthyer nga puna vuri re mungesën e të birit dhe nisi ta kërkonte në lagje. Pa arritur ta gjente ajo shkoi në polici për të denoncuar humbjen e vogëlushit.
Dyshimet e banorëve, të cilët e kishin parë fëmijën duke përdorur biçikletën e 38-vjecarit Klodian Çalamani e çuan policinë të kontrollonte banesën e tij.
Autori fillimisht nuk e pranoi krimin por më pas është “thyer” përpara hetuesve duke pranuar vrasjen dhe treguar vendin ku e kishte groposur. 8-vjecari u gjet i pajetë dhe i mbuluar me baltë në oborrin e shtëpisë së Çalamanit.
Autori është shprehur se pasi fëmijës i kishte dhënë biçikletën ta përdorte, 8-vjeçari, sipas tij e kishte sharë. Ky ka qenë sipas tij edhe motivi për të cilën ai e kishte goditur të miturin me lopatë në kokë dhe në trup.
E gjithë kjo ndodhi në portën e shtëpisë së tij. Më pas Klodian Çalamani e ka zhvendosur trupin e pajetë të vogëlushit në oborr ku dhe e ka groposur.
Disa tregojnë se 38-vjeçari, jetonte i vetëm dhe nuk punonte rregullisht. Shpesh ai shihej i dehur në fshat. Klodian Çalamani ka qenë i dënuar edhe më parë për rrëmbim personi.
Në vitin 2006, së bashku me shokun e ti Florian Vasiu, që është edhe xhaxhai i fëmijës së vrarë, kishin marrë peng një 16-vjeçare të cilën e torturuan dhe e kërcënuan.
Ata u dënuan nga Gjykata e Fierit me nga katër vite burg me akuzën për rrëmbim. Pas vuajtjes së dënimit ai ishte rikthyer në fshatin Grecalli të Fierit duke kryer krimin e radhës.
g.v/abcnews.al