Holanda ka fituar biletën për në “Katar 2022”, pasi ia doli të fitonte në minutat e fundit 2-0 kundër Norvegjisë. “Tulipanët” ishin në presion të madh, pas barazimit të befasishëm me Malin e Zi.
Gjithsesi në duelin kundër Norvegjisë sot dominuan, por goli nuk po vinte dhe normalisht e bënte situatën stresuese. Në fund, Bergwijn realizoi golin që gëzoi një popull të tërë, që tani mund ta shohë kombëtaren e vet në Botëror.
Nuk mungoi as Depay në festë, duke shënuar golin e dytë në minutat shtesë. Me rezultatin 2-0 Holanda nisi festën dhe është gati për “Katar 2022”.
Turqia nuk kishte gjë në dorë për kualifikimin direkt, por detyrën e bëri dhe triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Malit të Zi dhe tashmë shpreson ta arrijë objektivin përmes fazës “play-off”.
Në ndeshjen e sotme i ndëshkoi Fatos Beqiraj pas katër minutash lojë, ndërsa Turqia barazoi me Akurkoglu dhe golin e fitoren e realizoi Kokcu. / abcnews.al
Holandë-Norëegji 2-0
(Bergwijn 84’, Depay 91’)
Mal i Zi –Turqi 1-2
(Beqiraj 4’ / Akurkoglu 22’, Kokcu 60’)
Gjibraltar-Letoni 1-3
(Walker 7’ / Gutkovskis 25’, Uldrikis 55’, Krollis 75’)