Shkencëtarët britanikë kanë botuar në revistën Nature, një studim në të cilin tregohet qartë se disa persona kanë qenë në gjendje të eliminojnë koronavirusin në fazat e hershme pa zhvilluar antitrupa. Ky studim përfshiu personelin shëndetësor, të cilët ishin më të rrezikuar nga Covid-19.
Diçka e ngjashme është konstatuar edhe në provat klinike të vaksinave, ku organizmi ynë ka zhvilluar antitrupa 5 ditë pas dozës së parë. Stafi mjekësor i studiuar kishte nivele më të larta të qelizave T reaktive ndaj SARS-CoV-2 sesa homologët e tyre para pandemisë.
Kjo do të thotë se qeliza T ekzistonin, por u shtuan edhe më shumë gjatë trajtimit kundër Covid. Studiuesit theksuan se proteinat që kanë më shumë gjasa të synojnë këto qeliza T janë polimeraza. Ekziston mundësia që qelizat T të kenë ekzistuar në infeksionet e shkaktuara edhe nga koronaviruse të tjerë.
Meqenëse proliferativi qëndron mirë në koronaviruse të ndryshme, kjo rezulton në një përgjigje më të fortë imune dhe zhvillimin e një memorie imune që mbulon një gamë më të gjerë të koronaviruseve.
Ky zbulim tregon që përhapja e koronavirusit është gjithashtu e rëndësishme për zhvillimin e vaksinave.
/abcnews.al