U bë i njohur nga filmi “The Beach”, hapet për turistët gjiri i famshëm në Tajlandë

schedule12:14 - 16 Nëntor, 2021

schedule 12:14 - 16 Nëntor, 2021

Maya Bay, një liman i bukur, i cili është bërë i njohur nga “The Beach” – një film i vitit 2000 me Leonardo DiCaprio  do të rihapet për turistët më 1 janar 2022, sipas një deklarate të lëshuar nga Departamenti i Parqeve Kombëtare të Tajlandës, shkruan CNN

Por ndryshe nga shumë atraksione që janë rihapur muajt e fundit, mbyllja fillestare e Maya Bay nuk kishte asnjë lidhje me pandeminë. Destinacioni  ka qenë i mbyllur për turistët që nga qershori 2018, pasi zyrtarët filluan një program që synonte ringjalljen e koraleve të shkatërruara të zonës.

Gjiri Maya është pjesë e Phi Phi Leh – një nga dy ishujt kryesorë Phi Phi në provincën Krabi. Gjiri ka qenë një nga atraksionet më të famshme të vendit gjatë dy dekadave të fundit, pjesërisht falë suksesit global të “The Beach”, një pjesë e të cilit u filmua atje, raporton abcnews.al

Rihapja vjen me disa paralajmërime. Varkat nuk do të mund të hyjnë në gji. Në vend të kësaj, shoferët do të duhet të zbresin pasagjerët në një skelë të vendosur në fund të ishullit, larg nga limani i famshëm.

Vetëm tetë skafe do të lejohen të ankorohen aty në të njëjtën kohë dhe vizitat do të kufizohen në një orë, me një maksimum prej 300 turistësh të lejuar në çdo raund, nga ora 10:00-16:00 çdo ditë.

Më 1 nëntor, Tajlanda lehtësoi kufizimet për udhëtarët që kanë qëndruar të paktën 21 ditë në një nga 63 vendet dhe territoret  “me rrezik të ulët” – përfshirë Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Australinë, Indinë dhe Kanadanë.

Turistët që nuk janë vaksinuar plotësisht me një vaksinë të miratuar nga OBSH duhet të karantinohen në një hotel për 10 ditë pas mbërritjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!