Një 76 vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të marte në Sarandë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në në lagjen Gjashtë, Sarandë, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij, shtetasi S. D., 76 vjeç, i cili jetonte vetëm.
Ndërkohë paraprakisht dyshohet se i moshuari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
“Paraditen e sotme, në lagjen Gjashtë, Sarandë, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij, shtetasi S. D., 76 vjeç, i cili jetonte vetëm. Nga hetimet paraprake dyshohet vdekje natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al