Balla sfidon Bashën për Buxhetin: Krahasoje me të PD-së, tre binarët ku fokusohemi

schedule11:16 - 16 Nëntor, 2021

schedule 11:16 - 16 Nëntor, 2021

Kreu i grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit, ka sfiduar kreun e PD-së Lulzim Bashën për të krahasuar buxhetin e 2022 me atë të vitit 2013. Sipas Ballës ky buxhet është më i madhi që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

Balla ka treguar edhe tre prioritet e këtij buxheti, ku pikë së pari ringritja ekonomike. Së dyti Balla ka thënë se fokusi do të jetë tek mbështetja sociale, ndërsa së treti janë investimet publike.

“Ky është buxheti i drejtësisë sociale. Jam krenar që do mbështesim një buxhet që ka në thelb mbështetjen e atyre që kanë më shumë nevojë. Në themelin e çdo politike tonën janë njerëzit që kanë më shumë nevojë. Ju jeni konservatorë dhe këtu është dallimi i madh. Do jua them që ky është buxheti më i madh që ka pasur vendi. U kam sfiduar, ju zoti Basha, merrni fjalën dhe më krahasoni buxhetin tuaj. Ti dhe babi yt politike. Me 6.37 miliard dollar. Pothuasje dyfish me tuajin. Është një buxhet që synon të rimëkëmbë tërësisht ekonominë pas dy fatkeqësive. Tre binar janë ajo që lidhet me rimëkëmbjen dhe rritjen ekonomike. Është komisioni Europian që 2021 ka 6.9% rritje më shumë se rajoni. Mbështetje sociale e dyta. Sepse japim 1.5 milion dollar për pensionet. Jam socialist 24 karatsh. E treta japim 1.2 miliard dollar investime publike.” tha Balla. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!