E ftuar në emisionin “Provokacija” aktorja Olta Gixhari ka folur për mungesën e saj kohët e fundit në Teatër. Ajo është shprehur se nuk i kanë pëlqyer pjesët që janë vënë në skenë. Ndërsa më tej është shprehu se ajo ka luajytur pjesë që ka qenë e detyruar t’i luajë.
“U bënë një kohë e gjatë që nuk po më pëlqejnë pjesët që po vihen në Teatër. Kjo nuk do thëtë se fakti se pse unë nuk marr pjesë është kjo. Unë natyrisht kam bërë pjesë që më është dashur patjetër t’i bëj për shkak se jam e kontraktuar në atë institucion. Unë gjithë jetën kam qenë aktore e Teatrit Kombëtar”.
Më tej aktorja është shprehur se Teatri është në gjedja shumë të keqe dhe sipas saj nuk është faji i drejtuesit.
“Është e çuditshme Miçi dhe më vjen keq që po e them dhe kam jashtëmase respekt për kolegët e mi, por u bënë kohë që nuk kam parë një shfaqje që të them ah sa do doja të isha këtu. Pëkrundarazi kam thënë të kundërtën shpëtova. Ne i diskutojmë shpeshherë në tryezat tona këto dhe është diçka që ne na shqetëson. Ne jemi komunitet shumë i vogël dhe i mendojmë shumë gjatë gjërat para se të hedhim një hap tjetër. Ne i respektojmë shumë ato që e drejtojnë Teatrin, por mendoj se Teatri është në një gjendje shumë të keqe. Drejtori është hallka e fundit dhe nuk më duket njëri aq i rëndësishëm i atij institucioni. Nuk mund t’ia vë fajin atij”./abcnews.al