Dyshohet të jetë autori i një plagosjeje me armë, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

schedule08:54 - 16 Nëntor, 2021

schedule 08:54 - 16 Nëntor, 2021

Policia në Shkodër ka arrestuar një të ri që dyshohet të jetë autori i një plagosjeje me armë zjarri. Bëhet e ditur se në pranga është vënë E. L., 27 vjeç, banues në lagjen “Partizani”.

Të riut, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar më 23 mars të këtij viti masën e sigurimit personal në mungesë  “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Dyshohet se 27-vjeçari është autor i plagosjes së M.F., më 21 mars në lagjen “Mark Lula”, Shkodër. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!