Mbrëmja e sotme do të jetë e fundit sa i përket ndeshjeve kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”. Plot 7 sfidat e fundit për t’u luajtur të gjitha në të njëjtin orar 20:45, për të përcaktuar edhe skuadrat e fundit që presin “biletën” për në Botëror vitin e ardhshëm dhe skuadrat e tjera që luajnë ‘Play Off’.
Për skuadrat e grupit G do të jetë një mbrëmje “jetë a vdekje”, sepse 3 skuadra do të luftojnë në distancë me njëra-tjetrën për vendin e parë në grup që automatikisht do i jepte ‘biletën’ për në “Katar 2022”.
Holanda, Turqia dhe Norvegjia i kanë akoma llogaritë e hapura, ndërsa vetëm fitorja u bën punë, teksa aktualisht kombëtarja e “Tulipanëve” kryeson grupin me 20 pikë dhe e ka në dorë të saj çështjen e kualifikimit. Holanda do të masë forcat me Norvegjinë që ka arritur të grumbullojë 18 pikë në një sfidë e gjitha për t’u shikuar, ndërsa Turqia po ashtu 18 pikë shpreson të jetë ajo e para e grupit.
Edhe grupi D dhe E, luajnë ndeshjet e fundit, me Francën dhe Belgjikën që kanë siguruar kualifikimin dhe luajnë thjeshtë për formalitet teksa në këto dy grupe priten të mësohen skuadrat që do rrugëtojnë nga ‘Play Off’ për të shkuar në ‘Katar 2022’.
Ja të gjitha ndeshjet e ditës së sotme:
/f.a/abcnews.al