Me nota vlerësuese për kryeministrin e vendit Edi Rama, Baton Haxhiu shprehet në studion e “Provokacijas” se nuk do të donte që karriera e tij të degradonte sikurse e Berishës dhe të harrohet gjithçka ka krijuar, por shprehet i bindur se ram e di se kur është fundi i dashurisë së njerëzve për të.
“E vetmja gjë e bukur pas rrugës së kombit dhe pas atij mandati Berisha do përfundonte politikën. Berisha shkatërroi lidershipin e Lulit, zvogëloi PD. Ajo që do doja te Rama është mos ta përfundonte karrierën si Berisha duke u degraduar deri në atë pikë që të harrohet gjithë ajo periudhë politike që ka krijuar. Berisha post politik realisht e ka vrarë Berishën politik dhe unë nuk do doja që Rama të vinte në atë pikë që të vriste Ramën. Rama është i vetmi njeri që e di se kur është fundi i dashurisë së njerëzve për të”.
Për Batonin, Rama është Kryeministri më i mirë që do ta kenë shqiptarët për një kohë të gjatë dhe ajo që e dallon atë prej të gjithëve sipas tij është se kreu i qeverisë nuk i ikën ballafaqimit.
“Rama është dëgjuesi më i mirë dhe është njeriu, i cili po u bind në tavolinë është i mrekullueshëm në shtrirjen e idesë, por është më i vështiri për ta bindur nëse nuk je i gatshëm që të ballafaqohesh me orë të tëra. Është kryeministri më i mirë që do ta kenë shqiptarët për një kohë të gjatë. Shqipëria nuk ka një njeri që është i gatshëm ta fusë në veprim idenë, konjukturën të ardhmen brenda një koncepti. Ajo që e dallon Ramën prej të gjithëve është se është njeri me shije. Njerëzit që kanë probleme me shije kanë probleme me imagjinatën, ikin nga ballafaqimi, kurse Edi Rama ballafaqohet”.
Sipas tij Rama imponon autoritet, duke u përplasur, jo duke shtypur dikë me fuqinë e pushtetit, kurse Berisha është intelektual në tavolinë dhe rrugaç në publik.
“Rama imponon autoritet, duke u përplasur, jo duke shtypur dikë me fuqinë e pushtetit. Berishën e kam njohur shumë afër, intelektual në tavolinë, rrugaç në publik, rrugaç në publik në parlament është e pamundur si bashkëjtojnë bashkë. Me Berishën në tavolinë mund të flasësh për letërsinë politikën, në publik nuk e shoh, nuk ka politikan më të vrazhdë, më të paskrupullt, më të padëshirum me fjalor, sesa doktori”.
Sa i përket zgjedhjes së Besa Shahinit në postin e ministres së Arsimit, Haxhiu e sheh si zgjedhjen më të mirë të Ramës, pasi sipas tij një njeri me profil të ulët është zgjedhja më e mirë që mund t’i bëhet Shqipërisë, kurse protagonizmi i tepërt do ta dëmtonte.
“Në një situatë të tillë kur përplasjet janë të mëdha protagonizmi i tepërt mund t’i bëjë shumë dëm një qeverisjeje, më mirë ta marrë suksesin e mossuksesin kryeministri, sesa me një ministër protagonist, se protagoznimi ka ego dhe përplasja është revolucionare. Një njeri me profil të ulët është zgjedhja më e mirë që mund t’i bëhet Shqipërisë. Unë nuk kisha lënë asnjëhërë ministër më shumë se një mandat. Po të jap dhjetëra arsye. Në mandatin e dytë të gjithë hyjnë në një rutinë, por kryeministrit shërohet me ministra të rinj dhe fillojnë nga një pikë idealiste. Ministrat janë njerëz të rutinës në mandatin e dytë, ata e shohin projektin e vet si dalje dhe jo si krijime të reja, aty korruptohen aty bëhen të fuqishëm, aty bëjnë distancën me të ardhmen dhe hendeku i madh mes ministrave dhe Ramës për një Shqipëri tjetër e ka krijuar në këtë situatë që është sot. Unë jam për shërim, jo për prerje të mëdha. Unë nuk njoh njeri të dytë që punon më shumë se Edi Rama, por përshtypjen njerëzit e kanë se Rama nuk punon. Rama imponon autoritet, duke u përplasur, jo duke shtypur dikë me fuqinë e pushtetit”.
Për Batonin fenomeni i Ramës për shtetin është rikthimi te pushteti i individit në vitin ’91-’93.
“Fenomeni i Ramës i shtetit është rikthim te pushteti i individit në vitin ’91-‘93 e ka një hierarki të zhvillimit dhe nuk shërohet ky kaq shpejt”. /abcnews.al