94 vite që të ndodhte sërish, pse Harry Kane futet në historinë e Anglisë

schedule21:38 - 15 Nëntor, 2021

schedule 21:38 - 15 Nëntor, 2021

Harry Kane ka shënuar katër gola në 15 minuta në ndeshje që Anglia po luan kundër San Marinos.

Ylli i Tottenham dy prej golave i realizoi me penallti, ndërkohë që ka shkruar emrin në historinë e kombëtares së “Tre Luanëve”.

Pas 94 vitesh një lojtar i Anglisë shënon 3 gola minimalisht në dy ndeshje ndërkombëtare radhazi.

Kane i shënoi edhe Shqipërisë tre herë, ndërsa më parë të njëjtën gjë e kishte bërë Dixie Dean në vitin 1927. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!