Olsian Çela në garë për anëtar të KED, LISTA me prokurorët e kualifikuar dhe të skualifikuar

schedule15:25 - 15 Nëntor, 2021

schedule 15:25 - 15 Nëntor, 2021

18 prokurorë kanë plotësuar kushtet për për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Mes tyre është kryeprokurori Olsian Çela.

Ka qenë Këshilli i Lartë i Prokurorisë ai që ka publikuar listën e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si dhe të atyre që janë skualifikuar.

Kandidatët të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore:

I) Prokuroria e Përgjithshme
1. Olsian Çela;
2. Thoma Jano;
3. Arqilea Koça;
4. Alfred Progonati;
5. Alma Muça;
6. Anila Leka;
7. Kudusi Shahu;
8. Kujtim Luli;
9. Sokol Stojani

II) Prokuroritë e Apeleve
1. Elvin Gokaj, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës);
2. Ludovik Dodaj, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës);
3. Etien Kapo, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës);
4. Gjon Fusha, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër);
5. Irma Balli, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Korçë);
6. Lazer Çardaku, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Shkodër);
7. Kleanth Zeka, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë);
8. Genti Xholi, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë);
9. Arben Qosja, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë).

Kandidatët të cilët nuk plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore:

  1. I) Prokuroritë e Apeleve
  2. Rozeta Qirjaqi¹, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Korçë);
  3. Erion Çela², (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë);
  4. Pelivan Malaj³, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë);
  5. Enrik Haxhiraj⁴, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë);
  6. Edmond Hyka⁵, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë);
  7. Brahim Dragjoshi⁶, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Shkodër);

Këta prokurorë nuk plotësojnë kushtin e vendosur në nenin 221/1, gërma “b”, të ligjit 1. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar. Bazuar në nenin 62, pika 1, të Ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, këta prokurorë konsiderohen të pezulluar nga ushtrimi i detyrës. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!