Punësimet në Policinë e Burgjeve janë bërë sipas kritereve ligjore. Kështu është shprehur Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një deklaratë për mediat duke kundërshtuar investigimin e publikuar nga “Zëri Amerikës” mbi këtë temë. Sipas ministres Gjonaj akuzat për punësimet politike në këtë sektorë nuk qëndrojnë.
“Hedhim poshtë të gjitha akuzat e bëra lidhur me emërimet partiake dhe jo ligjore në sistemin e burgjeve. Procesi i rekrutimit të punonjësve të Policisë së Burgjeve i aplikuar për herë të parë në vitin 2018 ka qenë dhe mbetet procesi më meritokratik i zvilluar ndonjëherë. Për herë të parë testimi dhe trajnimi i punonjësve të rinj të Policisë së Burgjeve nuk është kryer vetëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve por në bashkëpunim të ngushtë me Akademinë e Sigurisë, sipas rregullave dhe procedurave të akteve të brendshme. Dhe pikërisht këtu është njoftimi që mund ta verifikoni në mënyrë shumë të shpejtë edhe në faqen e internetit të Ministrisë së Drejtësisë. Këtu është bërë publike thirrja për çdo qytetar i cili plotëson kriteret dhe kushtet e parashikuara nga ligji”. /abcnews.al