Kompania e hoteleve familjare të ish-presidentit Donald Trump ka arritur një marrëveshje për të shitur të drejtat e hotelit të saj në Uashington, DC për 375 milionë dollarë. Hoteli ndodhet disa blloqe larg Shtëpisë së Bardhë, i cili gjithashtu ka qenë një vend i njohur grumbullimi për mbështetësit e Trump dhe personalitetet e huaja.
Sipas marrëveshjes, hoteli “Trump International” tashmë do të quhet “Waldorf Astoria” dhe do të menaxhohet nga grupi Hilton. Gjatë muajve të fundit, në bazë të një hetimi të Kongresit u zbulua se hoteli humbi më shumë se 70 milionë dollarë gjatë presidencës së Donald Trump.
Ky hotel i kompanisë së ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara u hap në shtator të vitit 2016. Sipas burimeve, marrëveshja me kompaninë e investimeve “CGI Merchant Group” do të finalizohet në fillim të vitit të ardhshëm.
/abcnews.al