Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ VAR-i fal Ibrahimovic, shikoni gjestin antisportiv që bëri kundër Azpiligueta

schedule12:50 - 15 Nëntor, 2021

schedule 12:50 - 15 Nëntor, 2021

Suedia humbi mbrëmë kundër Spanjës me rezultatin 1-0, me gol të shënuar nga Alvaro Morata, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.

Kur të gjithë shpresonin se protagonist në këtë ndeshje të behej sulmuesi i Milanit me golat e shënuar, por nuk ndodhi kështu.

Përsëri skenën e mori Zlatan por këtë herë jo me gol të shënuar por me një gjest antisportiv të bërë kundër Cesar Azpilicueta. Kur kishte edhe 2 minuta lojë dhe kishte një goditje standarte, Ibra improvizoi sikur u rrëzua duke goditur fort në shpinë mbrojtësin spanjoll.

Një episod që i ka shpëtuar VAR-it por jo syrit të tifozëve të cilët e kanë parë dhe shpërndarë gjithandej për të treguar se çfarë bëri sulmuesi suedez por pa rezultat.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!