Të mërkurën do të zbresin në fushë skuadrat shqiptare për të luajtur ndeshjet e kthimit në “Kupën e Shqipërisë”.
Një nga ndeshjet interesante është përballja mes Tiranës dhe Dinamos e cila do të jetë e treta brenda 2 javës.
Për skuadrën e Tiranës do jetë një ndeshje e vështirë sepse do i duhet të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë të cilën e ka humbur me shifrat 2-0.
Në këtë sfidë “bardh e blutë” mund të luajnë pa 5 lojtarë titullarë dhe kjo për arsye të angazhimeve me kombëtaret.
Portieri Bekaj është i grumbulluar nga përfaqësuesja e Kosovës, Trote nga Maqedonia e Veriut, Hoxhallari dhe Seferi nga Shqipëria ndërsa Ismailgeci nga Shpresat U-21, teksa vendimin përfundimtarë e ka trajneri Orges Shehi nëse do preferojë t’i aktivizojë apo jo kundër “bluve”. /f.a/abcnews.al