Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga sot qytetarët në Maqedoninë e Veriut mund të futen në lokale vetëm me certifikatë vaksinimi

schedule09:08 - 15 Nëntor, 2021

schedule 09:08 - 15 Nëntor, 2021

Një masë shtesë nga dita e sotme do të hyjë në fuqi me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Duke filluar nga dita e sotme, prania në ambientet e mbyllura publike dhe private do të lejohet vetëm për ata që janë vaksinuar me dy doza.

Ndonëse vendi ndodhet në javën e dytë të valës së re, Komisioni për Sëmundje Infektive ditë më parë nuk rekomandoi masa të reja kufizuese, por Ministria e Shëndetësisë dje vetëm se ngushtoi rrugët e të pa vaksinuarve.

“Ministria e Shëndetësisë informon se duke filluar nga 15 nëntori 2021 për të hyrë në objekte të mbyllura është e nevojshme të keni certifikatë për imunizim të plotë, përkatësisht të tregoni dokumentin se keni marrë dy doza të vaksinave kundër virusit korona. Ose duhet të posedoni vërtetim që dëshmon se keni kaluar infeksionin me CoVid-19 në 45 ditët e fundit, duke filluar nga dita e parë e shërimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!