Akademia e barinjve, ironizon Bes Kallaku: Do të mësojnë mirë se si rripet populli

schedule20:46 - 14 Nëntor, 2021

schedule 20:46 - 14 Nëntor, 2021

Pak ditë më parë, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca bëri me dije se do të hapet një akademi barinjsh. Pikërisht për këtë temë që ka qenë mjaft e komentuar ditët e fundit, është ndalur dhe Bes Kallaku në editorialin e përjavshëm te “Kosherja”. Teksa renditi ndër vite premtimet e pazakonta të politikanëve, aktori i humorit thotë me ironi se e vetmja gjë që do të bëjnë me akademinë që do të hapin është vjedhja e popullit.

“E bukura është që politikanët nuk kanë shkollë për vete dhe insistojnë të hapin një akademi të tillë. Këto çudisin dhe pikëçuditësen. Le të kujtojmë pak gjithë shprehjet dhe filozofitë e mëdha që na janë dhënë gjithë viteve. Në 1991 i thanë shqiptarëve se do të hanë me lugë floriri dhe se secili do të ketë nga një çek të bardhë.

Në 2003 na thanë se do të bëjnë tunel nënujor nga Shqipëria në Itali.  Në 2008 na thanë se do të ndërtojnë hidrocentral bërthamor në Shkodër. Në 2011 na thanë që do të përmirësojmë cilësinë e diellit. Në 2012 na thanë se do të sjellin eshtrat e Ismail Qemalit në Shqipëri. Në 2012 na thanë sërish se do të fusin kinezishten në shkollat shqiptare.

Në 2013 na propozuan se do të shkonim në Amerikë pa viza.  Në 2021 na thanë se do të çojnë satelitë në orbitë pa diskutuar këtu 300 mijë vende pune, jo shëndetësia falas dhe qershia mbi tortë, në 2021 do të hapin akademinë e çobenjve. Çfarë i duhet akademia kësaj qeverie?

Po normal se ata sa të mbarojnë shkollën nuk do të shkojnë nëpër stane, por do të vendosen në poste të rëndësishme qeveritare për të mjelë në mënyrë bashkëkohore këtë popull. Do të mësojnë mirë se si rripet populli.”, tha Besi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!