Për shkak të mbylljes së një pjese të madhe zyrash federale për shkak të “shutdown”, presidenti amerikan Tramp është detyruar të porosisë në fast food ushqimin për një pritje që u organizua në Shtëpinë e Bardhë.
Një pritje ku ushqimi kryesor ishin hamburgerët, picat dhe patatet e skuqura që u shërbyen nga presidenti amerikan Donald Trump në dhomën lindore të shtëpisë së bardhë, për të festuar atletët e skuadrës universitare të futbollit të Klemson Tajgers.
Këta të fundit fituan kampionatin kombëtar. Shefat e kuzhinës së Shtëpisë së Bardhë do të kishin gatuar pjata më të sotisfikuara në sallën e ngrënies përkatëse. Por ata janë në shtëpi pa paga, në një kohë që Donald Tramp lufton me longresin amerikan për bilancin federal. I sapo kthyer nga Nju Prlins, Trump u shpreh se doi priste atletët me McDonald’s, Uendy’s e Burger King’s, me pica.
Trump u shpreh se kishin porositur shumë hamburger e pica, për të cilat kishte paguar ai, dhe sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, ky ishte ushqimi i vërtetë tradicional amerikan. Por arsyet e vërteta të thyerjes së protokollit i shpjegoi zëdhënësja Sendërs. Pjesa më e madhe e personelit të Shtëpisë së Bardhë ndodhen në shtëpitë e tyre për shkak të Shutdown.
Në këtë mënyrë presidenti amerikan pagoi personalisht për 300 hamburger. Rreth një e katërta e zyrave të qeverisë federale janë mbyllur prej 24 ditësh pasi Trump këmbëngul në idenë e tij për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën. Për këtë projekt ai kërkon 5.7 miliardë dollarë nga Kongresi amerikan. Trump u tha lojtarëve se nuk mund ta shtynte takimin me ta dhe në këtë mënyrë ishte detyruar të porosiste në fast food./abcnews.al