Kosova do të zhvillojë ndeshjen e fundit të saj në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”, kundër Greqisë në orën 20:45.
Dardanët pozicionohen në vendin e fundit në grupin B me vetëm 4 pikë, të cilët shpresojnë që këto kualifikuese t’i mbyllin me fitore kundër Greqisë.
Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur në Athinë dje, për të luajtur ndeshjen e sotme, ku trajneri Primoz Gliha mund të hedhë në fushë nga minuta e parë një formacion që mund të surprizojë grekët për të marrë edhe fitoren që shërben më shumë për moral.
Formacionet e mundshme:
Greqia: Vlachodimos; Androutsos, Goutas, Tzavellas, Tsimikas, Giannoulis; Tzolis, Siopis, Bouchalakis, Mantalos; Douvikas.
Kosova: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Aliti; Halimi, Zhegrova, Berisha; Shala, Muriqi, Rashica.
/f.a/abcnews.al