Vrasja mafioze në Tiranë, autorët u siguruan që asnjëri të mos mbetej gjallë, makina shoshë nga plumbat

schedule23:12 - 13 Nëntor, 2021

schedule 23:12 - 13 Nëntor, 2021

Autorët e vrasjes së dyfishtë të ndodhur ditën e sotme në Tiranë janë siguruar mirë që asnjë personat që ndodheshin në automjet në momentin e atentatit mafioz të mos mbetej gjallë. Nga pamjet e siguruara nga ABC në vendin e ngjarjes, duken plumbat që kanë përshkuar automjetin në të gjithë anët e tij.

Nga atentati mbetën të vrarë Erigers Mihasi 32-vjeç dhe Armando Dumani 26-vjeç, shokë me njëri tjetrin dhe fqinjë në zonën e Yrshekut në Tiranë. Ata po udhëtonin me automjetin luksoz tip Audi në pronësi të Mihasit që drejtohej nga ky i fundit, ndërkohë që Dumani ishte pasagjer.

Lexo edhe: FOTO/ U vra sot në Astir, kush është Mihasi, mik i Vis Martinajt, lidhja me grabitjen në Tepelenë e armët në Yrshek

Makina e tyre dhe ajo e autorëve dyshohet të kenë qenë në lëvizje në momentin e ngjarjes. Atentatorët më pas u larguan nga vendi ku kryen krimin. Pak më vonë në zonën e Thumanës, policia gjeti një automjet tip “Toyota” të djegur ndërkohë që në brendësi të saj u gjetën dy kallashnikovë që dyshohet se janë përdorur nga autorët për të kryer krimin.

Ndërkohë nga këqyrja e automjetit dhe trupit të viktimave ka rezultuar se asnjëri prej tyre nuk ishte i armatosur. Mihasi ishte një emër i njohur për policinë, si mik i Ervis Martinajt si dhe i përfshirë në disa ngjarje kriminale nga grabitja e prindërve të Elton Cicos në Tepelenë dhe atentati ndaj Mumajesëve në Tiranë.

Lexo edhe: Erigers Mihasi la tre fëmijë jetimë, policia “mbërthen” Thumanën

Nga ana tjetër Dumani, rezulton pjesë e një bande e cila në vitin 2012 kreu një sërë grabitjes në banka të ndryshme. Në lidhje me ngjarjen e rëndë policia ka ngritur pika të shumta kontrolli. Ndërkohë po verifikohet edhe automjeti i djegur tip “Toyota” i gjetur në Thumanë që dyshohet se ka lidhje me këtë ngjarje.m.v /Abcnews.al