Profesor Susaj për rininë: Punojnë kamarierë ose shesin kanabis, të pashpresë në vendin e tyre

schedule22:36 - 13 Nëntor, 2021

schedule 22:36 - 13 Nëntor, 2021

I ftuar në abcnews.al profesor Lush Susaj ka folur edhe për rininë dhe gjendjen e saj duke përmendur faktin sesi mbahen 13 orë kamarier për 200/300 mijë lek të vjetra. Ai preku dhe fenomenin e kanabisit tek të rinjtë si dhe largimin e tyre nga vendi duke e konsideruar si katastrofë.

“Këta thonë se rinia është mirë, tani rinia me 200/300 mijë lek e ta mbash 13 orë si kamarier e ti japësh 150 mijë lek e mos i bësh as sigurime shëndetësore …. rinia futet në kotësi dhe shet 2 boçe kanabisi 10/15 mijë lek … e kanë armiqësuar rininë me vendin e tyre, i kanë bërë të pashpresë në vendin e tyre”. /Abcnews.al