Gruaja nudo, në qendër të ekspozitës së piktorit Gazmend Leka

schedule16:55 - 22 Tetor, 2021

schedule 16:55 - 22 Tetor, 2021

Nga Leontina Nika

Ekspozita “Kaloi një grua”, sjell një dimension krejt tjetër të piktorit të njohur Gazmend Leka. Personazhi qendrore i pikturave dhe vizatimeve janë nudot që e kthejnë artistin pas 30 vitesh tek kjo gjini. Në një intervistë për ABC ai thotë se qëllimi  kryesor ka qenë jo realizimi i një barbi, por fuqisë së gruas.

Ekspozitat e piktorit të njohur Gazmend Leka janë gjithnjë një befasi, por këtë vjeshtë ai shpalos një dimension tjetër, më njerëzor e poetik, përmes nudove, pagëzuar me emrin “Kaloi një grua”. Personazhet e tij, transmetojnë melodi dhe gjendje të ndryshme të gruas, melankoli, sensualitet, romantizëm dramë dhe joshje.

Por, piktori, ka preferuar të sjell përmes penelave dhe vizatimeve, jo gruan barbi, por mëmësinë. Kuratori Ermir Hoxha, thotë se veprat janë ndarë në tre cikle. Ekspozita do të qëndrojë për publikun deri më 12 nëntor në galerinë “FAB”./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!