95 vite pritje dhe Spanja ka një rekord të ri, të mbajtur nga Ansu Fati. Sulmuesi i Barcelonës, me golin e shënuar kundër Ukrainës, u bë shënuesi më i ri që shënon për kombëtaren spanjolle. I ndjeri Juan Errazquin mbante rekordin që kur i kishte shënuar Zvicrës në vitin 1925, kur ishte 18 vjeç dhe 344 ditë.
17 vite e 311 ditë nga dita e lindjes shënoi Ansu Fati dhe 6 shtatori do të mbahet mend gjatë prej tij. Rekordet e sulmuesit janë disa. Sulmuesi i ri është lojtari më i ri që ka shënuar në Champions League, si dhe shënuesi më i ri me fanellën e Barcelonës në La Liga.
✅ Youngest goalscorer in Champions League history
✅ Barcelona's youngest scorer in La Liga
✅ And now Spain's youngest goalscorer!
Ansu Fati is 17 and living the dream ? https://t.co/e2TKDQTTNI pic.twitter.com/CoWe2Oe1jp
— BBC Sport (@BBCSport) September 7, 2020
Të gjitha këto tregojnë cilësitë e Ansu Fati, i cili tani ka zënë edhe një vend te Spanja dhe pritet të kthehet në lojtar të rëndësishëm edhe te katalanasit. Kundër Ukrainës ai fitoi penalltinë dhe u bë lojtari më i ri që luan si titullar në Nations League. /abcnews.al