95% e shërbimeve janë online/ Balla: Nuk do të ketë më asnjë sportel fizik, më tepër vlerësime për punonjësit

schedule13:55 - 3 Shtator, 2024

schedule 13:55 - 3 Shtator, 2024

Shqipëria ofron 1242 shërbime të disponueshme online përmes platformës e-Albania, duke shënuar këtu nivelin e 95% të shërbime publike që ofrohen online.

“Shërbime konsullore online. Hendeku i pagave i larte për këtë sektor 95% e shërbimeve do të ofrohen online. Pra nuk do ketë me asnjë sportel 30% më shumë kapacitete njerëzore për të shtuar shërbimet”, thotë Taulant Balla.

“Sqarojmë se, pagat e punonjësve që përmbushin funksione të tilla specifike në fushën e teknologjisë së informacionit, janë relativisht të larta në treg. AKSHI aktualisht për shkak të kuadrit ligjor ekzistues, has pengesa për rekrutimin e ekspertëve më të mirë. Pra mungon një skemë atraktive pagash që të sigurojë përthithjen e nevojshme të ekspertizës së burimeve njerëzore dhe më tej qëndrueshmërinë e tyre në Agjenci.”, thotë Delina Ibrahimaj.

Një tjetër ndryshim i propozuar në projektligj është edhe shfuqizimi i ligjit nr.13/2016 me të cilin funksionon ADISA.Me shkresën nr. 56 prot., datë 22.01.2024, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje ka përcjellë kërkesën për shfuqizimin e ligjit nr.13/2016, “Për mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel në Republikën e Shqipërisë”, i cili është ligji themeltar i funksionimit të ADISA-s, duke qenë se, me mbylljen e sporteleve fizike, si dhe duke mbajtur në konsideratë se 50% e përmbajtjes tij është e pazbatueshme për arsye se tanimë e ka kryer misionin që kishte, duhet shfuqizuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!