900 qytetarë fitojnë betejën me Covid, humbin jetën 2 persona

schedule17:39 - 17 Shkurt, 2022

schedule 17:39 - 17 Shkurt, 2022

Numri i të infektuarve në vendin ton vijon që të jetë i qëndrueshëm dhe nuk ka shënuar ndonjë trend rritës. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2 419 testime nga të cilat kane rezultuar pozitiv me Covid 300 qytetarë.

Ndërkaq në orët e fundit mësohet se kanë humbur jetën 2 persona një qytetare nga Tirana 71 vjeç, një qytetar nga Durrësi 85 vjeç.

Rastet e reja janë konfirmuar në këto bashki: 117 në Tiranë, 16 në Durrës, 13 në Lushnje, Berat, 12 në Sarandë, 11 në Fier, Vlorë, 10 në Shkodër, 9 në Gjirokastër, Elbasan, 6 në Kurbin, Mallakastër, Konispol, 4 në Kuçovë, 3 në Lezhë, Vorë, Kavajë, Tepelenë, Skrapar, Gramsh, 2 në Mirditë, Krujë, Kamëz, Dibër, Mat, Divjakë, Delvinë, Përmet, Maliq, Devoll, Kolonjë, Belsh, 1 në Vau Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Toropjë, Shijak, Rroskovec, Patos, Selenicë, Himarë, Këlcyrë, Memaliaj, Korçë, Poliçan, Prrenjas.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 91 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.  Ndërkohë betejën me Cvoid në orët e fundit e kanë fituar 934 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 259,999 që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë tashmë vijojnë që të jenë aktiv me Cvoid 6,170 pacientë.

Statistika (17 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore          300

Të shëruar në 24 orë       934

Të shtruar në spitale       91

Humbje jete në 24 orë    2

Testime ditore                 2,419

Testime totale                1,722,215

Raste pozitive                 269,601

Raste të shëruara           259,999

Raste Aktive                    6,170

Humbje jete                     3,432

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             2,158

Fier                  859

Vlorë               569

Elbasan           528

Berat                444

Shkodër           328

Lezhë               330

Gjirokastër     229

Durrës              220

Korçë               182

Kukës               172

Dibër                45.

Ndërkohë ministria bën thirrje që qytetarët të mos i harrojnë masat mbrojtëse anti Covid si vendosjen e maskës në çdo ambient të mbyllur, shmangien e grumbullimeve dhe vaksinimin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!