90 mijë € mbajnë peng merkaton, Skënderbeu në kaos

schedule20:20 - 8 Shtator, 2020

schedule 20:20 - 8 Shtator, 2020

Skënderbeu e ka humbur gjyqin ndaj ish-futbollistit Kabba Sambou dhe klubi korçar duhet t’i paguajë 64 mijë euro  (plus 5% interesa) lojtarit për shkeljen e kontratës dhe rreth 20 mijë euro të tjera për pagat e padhëna.

FIFA ka dokumentuar faktet dhe vendimet e saj në lidhje me këtë gjyq dhe merkato e Skënderbeut bllokohej do të në rast se kjo shumë nuk i shlyhen futbollistit brenda 45 ditëve (afati ka kaluar, pasi vendimi i gjyqit është marrë që në muajin janar).

Drejtuesit e klubit të Skënderbeut po tentojnë të gjejnë një marrëveshje me avokatin e futbollistit Kabba Sambou, në mënyrë që të mos paguajnë shumën e plotë, duke parë vështirësitë financiare që kanë “Ujqërit e Dëborës”.

Marrëveshja do të zhbllokonte merkaton e Skënderbeut dhe po bëhet çmos që të arrihet, ndryshe korçarët sezonin e ardhshëm do kishin vështirësi të mëdha. Më parë Skënderbeu kishte humbur një gjyq edhe me Ali Sowe. / abcnews.al