90 emigrantë kanë mbetur të bllokuar në një gomone në avari pranë brigjeve të Libisë. Marina ushtarake italiane ka ndërhyrë për ndihmë. Në mjetin lundrues kishte edhe fëmijë.
Një anije ushtarake italiane ndërhyri për të shpëtuar rreth 90 emigrantë në bord të një gomoneje e cila që të mërkurën gjendej në vështirësi pranë brigjeve të Libisë. Ndërhyrja siç mësohet nga burime zyrtare, u vendos pasi kushtet metereologjike janë në përkeqësim e sipër, gomonia është pa motor dhe rrezikon të mbytet. Për momentin nuk ende një konfirmim nëse ka viktima në bord.
Sipas asaj që referohet nga “Alarm Phone”, shërbimi telefonik të cilit i drejtohen mjetet e lundrimit në vështirësi në Mesdhe, një fëmijë 5 vjeç ka humbur jetën në këtë gomone, ku gjenden gjithsej 15 të mitur, ku më i vogli është nëntë muajsh. Gomonia po shfryhet gradualisht dhe po fut ujë.
24 orë pas sinjalizmit të parë, pas apeleve të shoqërisë civile, marina ushtarake italiane ka ndërhyrë. /ABC News Albania 24/7