Sipas një njoftimi të kryeministres së Zelandës së Re Jacinda Ardern, 90% e vendit është vaksinuar kundër Covid. Në fjalimin e saj të fundit në Parlament Ardern tha: “Kjo arritje vendos Zelandën e Re mbi Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Izraelin.
Ardern e mbylli fjalimin e saj duke falënderuar qytetarët për punën e vështirë që kanë bërë për të mbajtur nën kontroll shpërthimin e Covid-19.
Zelanda e Re ka regjistruar 13,143 raste dhe 47 viktima nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al