Ende shume banorë të qytetit të Laçit prej më shumë se një javë po jetojnë jashtë. Pallatet e tyre janë dëmtuar nga tërmeti. Rreth 90 banorë nuk kanë lëvizur nëpër streha të sigurta por po qëndrojnë në lulishte apo makina, pasi çadra e vetme që ju është dhënë është shumë e vogël, ska vend ku të ulen jo më të vendosen shtretër.
“Jetojmë të gjithë në këtë çadër, dikush nëpër makina, kemi një javë, presim të vijnë ekspertët që të shikojnë pallatin”, thotë një prej banoreve.
Kjo pjesë e banorëve të Laçit që po qëndron jashtë duhet të marrë menjeherë vëmendjen e institucioneve vendore dhe qëndrore. Kryesisht të moshuarit mes tyre dhe invalid, por dhe fëmijët nuk mund të qëndrojnë më në këto kushte pasi shëndeti I tyre do të përkeqësohet./abcnews.al