9-vjeçarja vdes në mënyrë misterioze, gjendet me shenja kafshimi në banesë

schedule21:31 - 17 Maj, 2022

schedule 21:31 - 17 Maj, 2022

Trupi i një vajze 9-vjeçare është zbuluar pasi punonjësit e restorantit u ankuan për një erë të keqe nga banesa në katin e sipërm.

Shalom Guifarro, 9 vjeç, u gjet e vdekur me traumë ne kokë dhe shenja kafshimi në shpinë në apartamentin në Nju  Jork, i cili ndodhej mbi restorantin.

Ajo jetonte me nënë dhe motrën e saj. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes rreth orës 14:00 dhe zbuloi Shalomin pa ndjenja brenda banesës.

Sipas policisë, punonjësit e shërbimit të urgjencës konstatuan vdekjen e vajzës në vendngjarje.

Pronari i restorantit, Bart Hubbuch tha se 2 vajzat ishin shumë të sjellshme.

“Megjithatë nëna ishte një makth. Aj gjithmonë u bërtiste atyre”, tha ai.

Asnjë arrestim nuk është bërë për rastin. Mjeku do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut tha se hetimi është ende në vazhdim./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!