9-vjeçari sfidon hapur Donald Trump për kauzën e rëndësishme

schedule08:39 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 08:39 - 4 Dhjetor, 2019

Presidenti Donald Trump është një adhurues i ushqimit të shpejtë dhe mishit të përpunuar dhe me shumë mundësi që është një nga njerëzit e fundit në planet që do të provonte në dietë vegane që eliminon produktet shtazore si mishi. Por, një aktivist 9-vjeçar i njohur si Evan Vegan shpreson të bëjë pikërisht këtë gjë: të sfidojë hapur Donald Trump për 30 ditë, si pjesë e fushatës me sloganin: Bëjeni Amerikën të shëndetshme përsëri”!

Nëse Trump pranon dhe plotëson sfidën, një organizatë jofitimprurëse e quajtur “Million Dollar Vegan” do të dhurojë një milion dollarë për një bamirësi që do e zgjedh vetë Trump. Këto para, sipas një zëdhënësi vijnë nga donacione private, individë dhe grupe të tjera aktivistësh.
Deri më tani, Trump nuk i është përgjigjur sfidës, por ka kohë deri më 31 dhjetor për ta bërë këtë, sipas organizatës.

Historia e Evan, djaloshit që u bë vegan në moshën 5 vjeç

I lindur në Melbourne në Florida, Evani nuk ka qenë gjithmonë vegan! Ai i tha “Insider” se vendosi që të bënte ndryshimin rrënjësore në mënyrën e ushqyerjes pikërisht në një mëngjes të zakonshëm rrugës për në kopësht, kur shoqërohej nga nëna e tij, tashmë një vegjetariane. Megjithëse nëna e Evan e paralajmëroi atë se të qenit vegan do të nënkuptojë kufizimin e ushqimeve që fëmijët zakonisht i duan, si pica dhe hot dog, vendosmërinë e tij ai e mbajti deri në fund.
“Unë i thashë mamit:” Nëse kafshët lëndohen dhe unë nuk kam nevojë për atë ushqim, unë zgjedh të mos e ha”, tha ai.
Që atëherë, Evani po inkurajon të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë, edhe përmes videos në kanalin e tij në YouTube. Ai gjithashtu udhëton në vende të ndryshme  me familjen e tij për të promovuar një dietë vegane.

Kohët e fundit Evan njoftoi në reklama në New York Times sfidën e tij për presidentin, si dhe përmes një fushate të fuqishme në internet.

Ai shpreson që mesazhi i tij për Trump të stimulojë mendime për përfitimet e të qenit vegan, dhe të inkurajojë më shumë njerëz që ta provojnë atë vetë.

“Unë mendoj se veganizmi është një dhuratë dhe është e shkëlqyeshme t’ia jepni atë njerëzve, në mënyrë që ata të mund të jenë më të shëndetshëm dhe të ndjehen më mirë, të mos dëmtojnë kafshët dhe të mos shkatërrojnë planetin”, u shpreh vogëlushi që po çudit botën me sfidën e tij./abcnews.al