Sot bëhen 9 vite nga ndarja nga jeta e këngëtares ikon Amy Winehouse. Ka qenë nëna e saj, Janis Winehouse, e cila e ka kujtuar këtë ditë tragjike për të.
Ajo ka postuar një foto në Twitter ku shihet një qiri dhe këpucët e së bijës. Ndërsa poshtë fotos ka shënuar “Love Janis Xxx”.
Ndërkohë komentet kanë qenë të shumta, ku adhurues të Amy-t janë përlotur dhe kanë shprehur ngushëllimet për këngëtaren e ndjerë.
Kujtojmë që këngëtarja e hitit “Back to Black” ishte vetëm 27 vjeç kur u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Camdem./abcnews.al




