Numri i të vdekurve nga bombardimet ruse në një ndërtesë banimi në rajonin juglindor të Zaporizhzhia të Ukrainës të enjten është rritur në nëntë, sipas zyrës presidenciale të Ukrainës.
“Ditën e sotme janë gjetur dy të vrarë të tjerë në Vilniansk, duke çuar në 9 numrin e të vdekurve si pasoje e sulmeve ruse,” tha në Telegram Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së Presidentit Volodymyr Zelensky.
/abcnews.al