Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar nëntë të vdekur dhe 90 të infektuar. Autoritete njoftojnë se janë shëruar 48 persona.
Ndërkaq, që nga 1 qershori, kur në vend pati rritje drastike të numrit të të infektuarve me COVID-19, sot është dita e tretë e muajit, që numri i rasteve të reja është më i vogël se 100.
Por edhe numri i testeve është më i ulët. Në 24 orët e fundit janë realizuar 665 teste, 90 prej tyre kanë rezultuar pozitiv. Numër dyshifror me të infektuar janë regjistruar në Shkup, 36, Ohër 13, Strugë 10. Duke përfshirë rastet e reja, numri i përgjithshëm I të infektuarve është 5196.