Nëntë anëtarë të një familjeje, përfshirë gjashtë fëmijë midis tyre edhe një foshnjë 2 vjeç mbetën të vrarë në një sulm me dron amerikan që kishte në shënjestër një automjet në një lagje rezidenciale të Kabulit, shkruan CNN.
SHBA-të kryen një sulm ajror në Kabul, duke synuar një sulmues kamikaz të dyshuar të ISIS-K i cili përbënte një kërcënim për aeroportin, tha të dielën Komanda Qendrore e SHBA-së. Forcat amerikane kanë qenë në garë për të përfunduar operacionin e tyre të evakuimit para afatit të së martës dhe nën kërcënimin e një sulmi të ri terrorist në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul.
Një shpërthim vetëvrasës jashtë portave të aeroportit të enjten la të vdekur 13 pjesëtarë të shërbimit amerikan dhe 170 të tjerë. Sulmi i së dielës është i dyti nga forcat amerikane që synojnë grupin terrorist ISIS-K në harkun kohor të tre ditëve.
Talebanët, të cilët tani kanë nën kontroll Afganistanin, dënuan sulmin e së dielës, duke thënë se SHBA-ja kishte shkelur sovranitetin e vendit./abcnews.al