9 miliarderë më shumë në botë, nga fitimet e vaksinave kundër Covid-19

schedule08:55 - 20 Maj, 2021

schedule 08:55 - 20 Maj, 2021

Fitimet nga vaksinat kundër Covid-19 kanë pasuruar nëntë persona duke i bërë miliarderë, sipas një rrjet organizatash dhe aktivistësh, të  cilët gjithashtu bënë thirrje për t’i dhënë fund “kontrollit monopol” të korporatave farmaceutike në teknologjinë e vaksinave, raporton AFP.

“Për shkak të fitimit nga vaksinat, nëntë miliarderë të rinj kanë një pasuri neto prej 19.3 miliardë dollarësh (15.8 miliardë euro), e mjaftueshme për të vaksinuar plotësisht të gjithë njerëzit në vendet me të ardhura të ulëta 1.3 herë”, tha Aleanca e Vaksinave të Popullit në një deklaratë.

Aleanca, një rrjet i organizatave dhe aktivistëve që bëjnë fushata për t’i dhënë fund të drejtave të pronës dhe patentave për vaksinimet,  thanë se shifrat bazoheshin në të dhënat e Forbes.

“Këta miliarderë janë imazhi i fitimeve të mëdha nga shumë korporata farmaceutike të vaksinave,” tha Anna Marriott nga bamirësia Oxfam, e cila është pjesë e aleancës.

Përveç miliarderëve të rinj, pasuria e tetë miliarderë ekzistues është rritur me 32.2 miliardë dollarë falë shpërndarjes së vaksinave, tha aleanca. Në krye të listës së miliarderëve të rinj të vaksinave ishin CEO i Moderna Stephane Bancel dhe homologu i tij i BioNTech Ugur Sahin.

Tre miliarderë të tjerë janë bashkëthemelues të kompanisë kineze të vaksinave CanSino Biologics./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!