9 miliard € humbje nga COVID, Ceferin: Solidaritet, jo interesin personal të parin

schedule15:44 - 21 Maj, 2021

schedule 15:44 - 21 Maj, 2021

Pandemia e koronavirusit ka dëmtuar rëndë futbollin. Të shumta kanë qenë humbjet ekonomike të klubeve, që po kalojnë një nga momentet më të vështira.

UEFA ka publikuar raportin “The European Club Footballing Landscape” (Peisazhi i Klubeve Europiane të Futbollit), një raport që ofron pasqyrë të gjerë të situatës financiare të klubeve europiane të futbollit.

Në bazë të analizave dhe studimeve, Covid-19 i ka shkaktuar plot 9 miliard euro humbje futbollit në kontinentin e vjetër. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka folur në lidhje me këtë temë.

Në raportin e vitit të kaluar, u shpreha se futbolli europian është i fortë, i bashkuar, elastik dhe gati për sfida të reja. Por askush nuk mund ta parashikonte që do të përballeshim me sfidën më të madhe të kohëve moderne për futbollin, sportin dhe shoqërinë.

Sidoqoftë, falë rregullave për gati një dekadë mbi Fair Play Financiar, futbolli europian vështirë se mund të kishte qenë në gjendje më të mirë financiare para emergjencës. I gjithë ekosistemi i futbollit është prishur rëndë nga pandemia.

Kjo situatë kërkon bashkëpunim të thellë dhe një përgjigje të koordinuar në të gjithë piramidën e futbollit. Solidariteti, jo interesi personal, duhet të mbizotërojë dhe do të fitojë“, deklaroi slloveni Ceferin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!