Sot do të hapen nëntë korridore humanitare në Ukrainë për evakuimin e civilëve, sipas një deklaratë të zëvëndëskryeministres së Ukrainës, Iryna Vereshchuk, shkruan The Guardian.
Personat nga qytetet e Mariupol, Berdyansk, Tokmak dhe Energodar në Zaporozhye mund të evakuohen me makina.
Ndërsa korridoret humanitare në rajonin e Luhanskut do të funksionojnë në varësi të bombardimeve nga forcat ruse, theksoi Vereshchuk.
/abcnews.al