Rusia ka përfunduar testimin e raketës së saj hipersonike Zircon, sipas një deklaratë të një zyrtari të lartë ushtarak për agjencinë ruse të lajmeve TASS, shkruan BBC.
Kjo vjen pasi ministria ruse e mbrojtjes tha javën e kaluar se kishte testuar me sukses raketën hipersonike nga një anije në Detin Barents në një objektiv rreth 1000 km larg në Detin e Bardhë.
Pavarësisht humbjeve të mëdha në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin ka vazhduar të “mbrojë” raketën Zircon, pjesë e një gjenerate të re të sistemeve të armëve, ku sipas rusëve shpejtësia e saj është 9 herë më e shpejtë se e zërit.
Sipas Alexander Moiseyev, komandant i Flotës Veriore, raketa do të mund të përdoret para fundit të vitit.
/abcnews.al